Turqia, hetime për 612 persona pas tërmeteve vdekjeprurëse

Hetuesit turq kanë nisur hetimet kundër më shumë se 600 personave në lidhje me ndërtesat që u shembën pas tërmeteve katastrofike që goditën Turqinë në fillim të këtij muaji.

Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, ka thënë se 184 nga 612 të dyshuarit janë në paraburgim, në pritje të gjykimit.

Në mesin e të arrestuarve janë drejtues të kompanive të ndërtimit dhe menaxherë ndërtimi, tha ai në disa komente televizive.

Mbledhja e të dhënave për ndërtesat vazhdon të jetë bazë për hetime penale”, shtoi ai.

Si rezultat i dy tërmeteve mbi 7 të shkallës Rihter më 6 shkurt, më shumë se 50,000 njerëz vdiqën në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore.

Agjencia Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive ka thënë se 9,470 pasgoditje kanë goditur rajonin jugor të Turqisë pas tërmeteve të 6 shkurtit.

Zyrtarët e agjencisë kanë thënë se presin që pasgoditjet të vazhdojnë për të paktën dy vjet.