Turqia i kthen në shtëpi qytetarët e saj nga Kina, mes tyre edhe shqiptarë

Një aeroplan me 42 pasagjerë u nis të shtunën për në Turqi pasi evakuoi qytetarët turq nga qyteti kinez, Wuhan, Kinë, ku shpërtheu edhe virusi vdekjeprurës.

11 vetë nga personeli ushtarak, gjashtë punonjës shëndetësie, dy gazetarë dhe një përfaqësues i Ministrisë së Jashtme ishin në aeroplan bashkë me të kthyerit, njofton Klan Kosova.

Personat e kthyer u ekzaminuan nga ekspertë të shëndetësisë turke duke përdorur një ekip prej gjashtë ekspertësh të caktuar për të bërë teste gjaku dhe për të skanuar kushtet shëndetësore në mënyrë që të eliminohet rreziku i përhapjes edhe në Turqi.

Në mesin e 42 personave, ishin edhe qytetarë të Shqipërisë, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë.

Nëse ndonjë nga pasagjerët do të tregonte ndonjë simptomë gjatë fluturimit, ata do të dërgoheshin në një zonë të seksionit të veçantë brenda aeroplanit.

Gjashtë, prej 48 personave sa ishin në Kinë, vendosën të mos kthehen në Turqi me pëlqimin e tyre, tha Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, të shtunën në Twitter.

Gjatë kontrolleve shëndetësore, asnjë shenjë nuk është vërejtur në asnjë pasagjer, tha Koca.

Pas arritjes në Turqi, të gjithë udhëtarët dhe bordi do të transferohen në një spital në Ankara, ku do të jenë në karantinë për 14 ditë në përputhje me periudhën e inkubacionit të virusit.

Qytetarët turq ishin të lumtur që ishin brenda aeroplanit dhe disa i shprehën mirënjohje Turqisë.

“Ministria jonë e Jashtme dhe Ambasada jonë në Kinë patën shumë përpjekje për të na çuar përsëri në vendin tonë. Ne kemi pasur periudha shumë të vështira këtu, ne u ndjeva i dëshpëruar. Jam shumë e lumtur që jam këtu në këtë moment”, tha një pasagjer turk për Anadolu Agency.

Deri tani të vdekur nga koronavirusi janë 258 njerëz.