Turqia reagon për situatën në veriun e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiye-s (Turqisë), Mevlüt Çavuşoğlu

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu njoftoi se po përcjellin situatën në Veriun e Kosovës.

Kam kontakuar homologët e mi serb dhe të Kosovës për shkak të tensionit në kufirin Serbi-Kosovë.

Turqia gjithmonë i kushton rëndësi paqes dhe stabilitetit të Ballkanit.

Tensionet e reja nuk i ndihmojnë askujt.

Ne jemi gati të bëjmë gjithçka për të ulur tensionin, tha Çavuşoğlu në një postim në rrjetet sociale para ca minutave. /mesazhi