
Ambasadori i Turqisë në Shtetet e Bashkuara, Sedat Onal, riafirmoi mbështetjen e fortë të Ankarasë për unitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Sudanit, duke theksuar se këto janë thelbësore për stabilitetin e vendit dhe të gjithë rajonit.
Duke folur të martën në një aktivitet të Fondit Humanitar për Sudanin, të mbajtur në Institutin Amerikan për Paqe në Uashington, Onal tha se dialogu dhe diplomacia mbeten mënyra më efektive për t’i dhënë fund konfliktit.
“Ne besojmë se rruga më efektive për përfundimin e luftës është dialogu dhe diplomacia. Turqia mbështet përpjekjet rajonale dhe ndërkombëtare që synojnë t’i japin fund konfliktit,” u shpreh ai.
Onal theksoi se qëllimi i vetëm i Turqisë në këto rrethana të jashtëzakonshme është lehtësimi i vuajtjeve të popullit sudanez dhe mbështetja e autoriteteve sudaneze për përballimin e nevojave urgjente humanitare.
Ai shtoi se Turqia ishte ndër vendet e para që ofroi ndihmë humanitare për Sudanin pas shpërthimit të konfliktit. /mesazhi







