Turqia, SHBA dhe Katari stërvitje të përbashkët në Doha

Në Katar, zhvillohet stërvitje ushtarake “Fajkua 21” ku marrin pjesë Forcat Ajrore të Turqisë, bashkë me forcat amerikane dhe të Katarit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë së lajmeve të Katarit, QNA, në stërvitjen të cilën Forcat Ajrore të Katarit e organizojnë në kryeqytetin Doha, përveç forcave turke marrin pjesë edhe ato të Shteteve të Bashkuara Amerikane (SHBA), Ministria e Brendshme e Katarit, rojet bregdetare, forcat detare dhe forcat speciale të përbashkëta.

Në lajm është bërë e ditur se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Katarit, Ganim bin Shahin el-Ganim, ka vizituar rajonin ku zhvillohet stërvitja.

Stërvitja e cila ka filluar më 23 prill do të vazhdojë deri më 30 prill.

Në dy vitet e fundit në Katar, janë organizuar shumë stërvitje ushtarake me pjesëmarrjen e Turqisë dhe SHBA-ve.