Ministria turke e Mbrojtjes tha sot se një sistem shtesë Patriot i vendosur nga Komanda Ajrore Aleate e NATO-s në Ramstein të Gjermanisë po stacionohet në provincën jugore Adana të Turqisë, së bashku me sistemin ekzistues spanjoll Patriot, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i ministrisë, kontraadmirali Zeki Akturk, i bëri këto komente gjatë një konference për media në komandën e bazës së 10-të kryesore të avionëve reaktivë në Incirlik të Adanas.
Akturk shtoi se vendosja e baterisë erdhi “si shtesë e masave të marra në nivel kombëtar për të siguruar sigurinë e hapësirës ajrore dhe të qytetarëve tanë”.




