Turqia thërret në Ministrinë e Punëve të Jashtme ambasadorin e Suedisë në Ankara

Staffan Herrström

Ambasadori i Suedisë në Ankara, Staffan Herrström, u thërrit sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë për shkak të transmetimit të një programi në Televizionin Shtetëror Suedez (STV) i cili ka pasur përmbajtje me deklarata dhe pamje fyese ndaj presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se ndaj Herrström është përcjellë reagimi i fortë i Turqisë lidhur me programin në STV.

“Deklaratat dhe pamjet e pamatura dhe të shëmtuara kundër presidentit dhe vendit tonë janë të papranueshme dhe është e pamundur që transmetime të tilla të deklarohen si liri e shtypit dhe e shprehjes”, theksuan burimet diplomatike.