Twisted TBug gati për aventurë

Kompania Twisted, e cila njihet për versionet e saj të modeleve Land Rover Defender dhe Suzuki Jimny, prezantoi modelin e saj të ri të quajtur Tbag.

Mund të thuhet se është një Volkswagen Beetle klasik në stilin Baja.

TBug fuqizohet nga një motor i ftohur me ajër që zhvillon pak më pak se 80 kuaj-fuqi, por çështja nuk është te fuqia.

“Bëhet fjalë për lidhjen midis shoferit, makinës dhe terrenit, ndjesinë e ‘bashkëpunimit’ me automjetin në vend që thjesht të ulesh brenda tij. Makinat moderne na kanë izoluar nga përvoja e drejtimit dhe TBug e kthen atë ndjesi në formën e saj më të pastër”, tha shefi i Twisted, Charles Fawcett.

Modeli mori drita të reja LED dhe një shasi të përforcuar, si dhe një pezullim të modifikuar me amortizatorë Bilstein.

Ekzistojnë gjithashtu disqe EMPI Baja me goma BF Goodrich për off road. Kompania gjithashtu përgatiti një komplet karrocerie të frymëzuar nga Baja dhe instaloi frena të përmirësuar, ndërsa pjesa e brendshme u punua me dorë duke përdorur një sasi më të madhe lëkure.

Paneli i instrumenteve është digjital, dhe duke pasur parasysh faktin se çdo Tbug do të jetë unik. Ende nuk ka informacion për çmimet.