Twitter ka krijuar një sistem për të fryrë artificialisht shikueshmërinë e postimeve të Musk

Problemi i Musk me cicërimat e tij të cilat nuk marrin shumë angazhim sa do të dëshironte filloi përpara Super Bowl.

Platformer ka intervistuar disa punonjës të Twitter për të mësuar se përse njerëzit po shikonin më shumë postime të Musk dhe ata thanë se inxhinierët e kompanisë mund të kenë ndërtuar një sistem prej të cilit përfitonte vetë CEO.

Sipas medias në fjalë, kushëriri i Musk dhe punonjës i Twitter James Musk ka dërguar një mesazh urgjent ditën e Hënë në Slack-un e kompanisë.

“Jemi duke kontrolluar një problem me angazhimin në platformë, shkruante ai duke e quajtur situatën si emergjente. Çfarë ndodhi? Cicërima e Presidentit Biden për Philadelphia Eagles mori më shumë angazhime sesa ajo e Musk.

Siç duket cicërima e presidentit kishte 29 milionë shikime, kurse Musk vetë 9.1 milionë përpara se ta fshinte më pas.

Problemi i Musk me cicërimat e tij të cilat nuk marrin shumë angazhim sa do të dëshironte filloi përpara Super Bowl. Por Platformer raportoi se kishte larguar një prej inxhinierëve kryesorë të rrjetit social sepse ai kishte sugjeruar se cicërimat e Musk nuk gjenerojnë angazhimtë lartë sepse njerëzve nuk u pëlqejnë ato që thotë.

Afro 80 përqind e punonjësve të Twitter janë angazhuar për të hetuar arsyet pse numrat e angazhimit të Musk kishin rënë. Madje kontrolluan edhe për ndonjë problem teknik.

Zgjidhja që ato sollën sipas Platformer ishte implementimi i një kodi që mënyrë artificiale do të rriste angazhimin e cicërimave të Musk me 1000 herë. Si rezultat nga 128.9 milionë ndjekësit e tij, mbi 90 pëqind panë cicërimat. /PCWorld Albanian