Facebook vazhdon të mbaj rekord demonstrimi përsa i përket faqeve publike, marketimit, lajmeve politike dhe profileve personale.
Rrjetet sociale janë një hapësirë e madhe për transmetimin e informacioneve si në nivelin individual por edhe në kuadrin e lajmeve informative. Nga ana tjetër rrjetet sociale janë hapësirë promocionale për shumë zhvillime.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia e Mediave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës raportohet se rrjetet sociale po ndahen në kategori të veçanta demonstrimi.
Facebook vazhdon të mbaj rekord demonstrimi përsa i përket faqeve publike, marketimit, lajmeve politike dhe profileve personale. TikTok është kategorizuar në një rrjet social të historive njerëzore. Instagrami mban rekordin e demonstrimit të tutorialeve.
Pjesa që bie më shumë në këtë studim është rekordi që shënon rrjeti social Twitter. Twitter njihet si një rrjet social “i pastruar” sipas ekspertëve të komunikimit. Rrjeti social Twitter përmban në masën më të madhe të tij përmbajtje me një qasje serioze politiko-kulturore.
Twitter-i gjatë vitit 2021 shënoi rekordin më të lartë të shikueshmërisë së informacioneve politike. Pjesa dërrmuesve e politikanëve në botë përdorin Twitter-in për transmetimin e mesazheve të tyre që më pas raportohen në media.
“Për të mësuar se cili është politikan i këtij apo atij vendi, mjafton të hapësh një Twitter?”, citohej në raport.
Twitter-i vazhdon të vendos standard në raport me zhvillimin dhe rritjen e shikueshmërisë së informacioneve politik.