U vendos për të penguar refugjatët e luftës, Sllovenia heq gardhin kufitar me Kroacinë

Qeveria e re e Sllovenisë është zotuar të shemb gardhin përgjatë kufirit me Kroacinë deri në fund të vitit.

Ministria e Brendshme ka konfirmuar  për agjencinë sllovene të lajmeve STA planifikimin përkatës për heqjen e gardhit kufitar më Kroacinë.

Gardhi u ngrit në vitin 2015 , kur mijëra refugjatë, shumë prej tyre nga Siria po përpiqeshin të arrinin në Evropën Qendrore përmes Ballkanit.

Qëllimi i gardhit ishte të frenonte valën e emigracionit të paligjshëm.

Gardhi, i cili shtrihet 200 km përgjatë kufirit me Kroacinë (me një gjatësi totale prej 670 km), u kritikua pasi shumë njerëz u plagosën në telat e mprehtë me gjemba.

Ndërkohë, ka pasur ankesa nga organizatat humanitare për zmbrapsjen e paligjshme të refugjatëve dhe emigrantëve nga rojet kufitare.

Udhëheqja e re sllovene, e betuar tetë ditë më parë, është zotuar të shemb gardhin pas një marrëveshjeje të koalicionit qeverisës.

Qeveria e formuar nën kryeministrin Robert Golomb përbëhet nga Lëvizja Liberale për Liri, Social Demokratët dhe të Majtë.

Në të ardhmen, kufijtë e Sllovenisë me Kroacinë do të monitorohen me dronë dhe kamera , siç parashikohet në planet e qeverisë Golomb. /abcnews