
Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, gjatë së cilës ka ripërsëritur dënimin e Dohas për sulmet izraelite ndaj Iranit, njofton Emiri Diwan në një deklaratë.
Sheikh Tamim i ka cilësuar sulmet izraelite si një “shkelje e hapur e sovranitetit dhe sigurisë së Iranit dhe një shkelje e qartë e rregullave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.
Udhëheqësi i Katarit ka bërë gjithashtu thirrje për një zgjidhje diplomatike me qëllim arritjen e një paqeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në rajon. /mesazhi





