Shefi i inteligjencës turke, Ibrahim Kalın, publikoi dje një libër të ri filozofik me titull “Udhëtim drejt kasolles së Heidegger-it”.
Pyetja intriguese është: si arrin ai të gjejë kohë për lexim, meditimin dhe shkrimin, duke qenë se gjatë viteve të fundit ka botuar disa vepra mendimore? Duhet theksuar se ai ka doktoruar në filozofi në Universitetin Georgetown.
Sipas përshkrimit hyrës të librit të ri, Kalın vizitoi në vitin 2019 kasollen e filozofit gjerman Martin Heidegger në fshatin Todenauberg të Gjermanisë — një vend që harmonizohet me natyrën e “Pyllit të Zi” dhe që konsiderohet hapësirë simbolike ku u mishëruan idetë e Heidegger-it rreth rikthimit të çështjes së qenies.
Teksti nënvizon se libri është një ftesë për t’u kthyer sërish te pyetja e qenies, pasi mendimi perëndimor, që nga koha e Sokratit, e ka harruar këtë pyetje, duke flijuar “qenien” në favor të të gjërave materiale.
Nga: Hoxhë Halil Avdulli








