Ukraina: Numri i ushtarëve të vrarë rusë arrin në 23 mijë

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase njoftoi se numri i ushtarëve të vrarë rusë në Ukrainë ka arritur në 23 mijë dhe se gjatë luftës rusët humbën 189 avionë, 155 helikopterë dhe 986 tanke, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase publikoi të dhëna për humbjet e ushtrisë ruse në periudhën nga 24 shkurti deri më 29 prill. Thuhet se ushtria ruse, e cila pushtoi Ukrainën, ka humbur 200 ushtarë të tjerë në 24 orët e fundit.

Në njoftim theksohet se ushtria ruse ka humbur 23 mijë ushtarë, 189 avionë, 155 helikopterë, 986 tanke, 2.418 automjete të blinduara, 435 topa, 151 sisteme raketore dhe 73 sisteme të mbrojtjes ajrore.

Forcat ruse po ashtu humbën 1.695 automjete, tetë anije dhe varka, 76 tanke dhe 229 dronë.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë më 25 mars theksoi se 1.351 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë. /aa