Drejtoria e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës pretendon se në luftimet e djeshme dhe të 14 dhjetorit në rajonin Kursk të Rusisë janë vrarë ose janë plagosur 30 ushtarë të Koresë së Veriut, transmeton Anadolu.
Drejtoria e Inteligjencës nëpërmjet një postimi në Telegram njoftoi rreth epilogut të luftimeve që ndodhën midis ushtrisë ukrainase dhe asaj ruse në rajonin Kursk të Rusisë.
Në deklaratë pretendohet se “30 ushtarë të Koresë së Veriut janë vrarë ose janë plagosur në luftimet më 14-15 dhjetor në fshatrat Plekhovo, Vorozba dhe Martinovka të rajonit Kursk”.
Duke thënë se 3 ushtarë të tjerë të Koresë së Veriut janë zhdukur, njoftimi bën të ditur se njësitë e Koresë së Veriut në rajon vazhdojnë të pësojnë humbje.

