Ukraina pretendon se mbi 28 mijë ushtarë rusë janë vrarë

Mbi 28.300 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që kur ka nisur pushtimi rus më 24 shkurt, është njoftuar në faqen e Forcave të Armatosura të Ukrainës në Facebook të mërkurën.

Është njoftuar se në 24 orët e fundit 400 ushtarë rusë janë vrarë.

Sipas të dhënave të Ukrainës, janë shkatërruar 1251 tanke, 3043 mjete të blinduara, 586 sisteme të artilerisë, 199 lansues të raketave, 91 sisteme të mbrojtjes ajrore, 202 aeroplanë luftarak, 167 helikopterë, 2137 tankerë, 13 anije luftarake, 441 dronë. /koha