Ukrainasit kanë akuzuar forcat ruse për grabitjen e grurit nga pjesët e vendit që ata kanë pushtuar, një veprim që rrit kërcënimin për sigurinë globale të ushqimit.
Ministria e Jashtme e Ukrainës tha në një deklaratë të raportuar nga Reuters: ‘Plaçkitja e grurit nga rajoni Kherson, si dhe bllokimi i dërgesave nga portet e Ukrainës dhe bllokimi i rrugëve të transportit, kërcënojnë sigurinë ushqimore të botës’.
Ministria kërkoi që Rusia të ndalojë “vjedhjen e paligjshme të grurit, të zhbllokojë portet e Ukrainës, të rivendosë lirinë e lundrimit dhe të lejojë kalimin e anijeve tregtare”.
“Nëpërmjet veprimeve të saj të paligjshme, Rusia po grabit jo vetëm Ukrainën, por edhe konsumatorët jashtë vendit”, shkruhet në deklaratë.
Sipas Kombeve të Bashkuara rreth 1.7 miliardë njerëz mund të përballen me varfërinë dhe urinë për shkak të ndërprerjeve të furnizimit me ushqime.
Kurse Kremlini nuk i ka pranuar akuzat e Ukrainës për grurin. /tiranapost
#Russia is extorting massively the “wartime gold” from Ukraine. Truckloads of #grain being carried off toward Russia from occupied #Melitopol. The food crisis on the continent and beyond is coming.#Wheat #Ukraine #SlavaUkraini
💪🏾#StrikeBack #InterveneInRUpic.twitter.com/7Cg59KvxEb— Democracy Bug (@DemocracyBug) April 28, 2022



