Umtiti vazhdon kontratën me Barcelonën

Samuel Umtiti ka vazhduar kontratën me Barcelonën deri në qershor të vitit 2026, ka njoftuar të hënën klubi spanjoll.

Mbrojtësi francez ka pranuar të vazhdojë kontratën me ulje të një pjese të pagës. Barcelona e ka falënderuar Umtitin për gatishmërinë e tij dhe dashurinë që ka treguar ndaj klubit.

Me marrëveshjen e arritur me Umtitin, Barcelonës i është mundësuar edhe regjistrimi i Ferran Torresin.

28-vjeçari pjesë e Barcelonës është prej vitit 2016. Ai te skuadra spanjolle u transferua nga Lyoni i Francës.