Unë jam mysliman do të thotë…?!

Shejkh Muhamed El-Gazali (r.a)

Unë jam mysliman do të thotë: Unë kam përqafuar një fe të natyrshme, që nderon origjinën njerëzore dhe instinktet e tij të natyrshme.

“Unë, në emër të Islamit dhe ymetit të tij, jam plotësisht i gatshëm të shpreh gëzimin tim për fjalën “humanizëm”, në ditën kur të jetë titull me përmbajtje.
Kur ta bëj këtë, atëherë unë kryej amanetin e fesë sime dhe nuk dal jashtë saj, madje e konsideroj prej mbështetjes së fesë:
Ta konsideroj të bukurën të bukur dhe të shëmtuarën të shëmtuar, t’i dal për zot të nëpërkëmburit, të përhapi mëshirën, të mbajë drejtësi dhe të sillem butë me kafshët, bile me njeriun, çfarëdo qoftë ngjyra dhe feja e tij!
Unë jam mysliman do të thotë: Unë kam përqafuar një fe të natyrshme, që nderon origjinën njerëzore dhe instinktet e tij të natyrshme.
Nderon mendjen njerëzore dhe rregullat e saj logjike. I parashikon gabimet dhe nuk e gjykon gabimtarin me vdekje, por ia shtron rrugën e pendimit dhe ia hap dyert e shpresës.
E vë re urtësinë e kaderit në diversitetin fetar dhe thërret në mendimin e tij me urtësi e këshillë të mirë dhe refuzon fitnet e vrazhdësinë.
Kjo është njerëzorja, të cilën e duam dhe e shohim të përhapur në Mesazhin e Allahut, sinonim i Islamit”.

Shejkh Muhamed El-Gazali
Nga: Lavdrim Hamja