UNICEF: Helikopterët e ushtrisë së Mianmarit hapin zjarr ndaj një shkolle, vriten 11 fëmijë

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se të paktën 11 fëmijë humbën jetën si pasojë e zjarrit të hapur ndaj një shkolle në fshatin Let Yet Kone në rajonin Sagaing më 16 shtator nga helikopterët që i përkisnin ushtrisë së Mianmarit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Të paktën 11 fëmijë humbën jetën si rezultat i sulmeve ajrore dhe të shtënave pa dallim në zonat civile, përfshirë një shkollë në Sagaing të Mianmarit, më 16 shtator”, tha UNICEF-i në një deklaratë në faqen e saj të internetit.

Thuhet se u konfirmuan më shumë detaje të sulmit dhe UNICEF-i shprehu ngushëllime për familjet që humbën fëmijët e tyre.

“Të paktën 15 fëmijë nga e njëjta shkollë janë ende të zhdukur. UNICEF-i bën thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të sigurt të tyre. Shkollat ​​duhet të jenë të sigurta. Fëmijët nuk duhet të sulmohen kurrë”, thuhet në deklaratë.

Burimet lokale në Mianmarit dje njoftuan se të paktën 6 fëmijë u vranë dhe 17 tjerë të tjerë u plagosën në sulmet në fjalë.

Përleshjet midis ushtrisë dhe grupeve minoritare, të cilat prej kohësh kërkojnë autonomi përmes luftës së armatosur, vazhdojnë të rriten në Mianmar.

Qeveria lufton me grupet e armatosura në zonat kufitare të dominuara etnikisht për dekada. /aa