Unitedi me ofertë zyrtare për Dumfriesin

Manchester Unitedi nuk ka hequr dorë nga transferimi i mbrojtësit të krahut të djatht, Denzel Dumfries raporton “Football-Italia” të martën. Mësohet se Unitedi i ka bërë ofertë zyrtare skuadrës së Interit për holandezin, i cili është i gatshëm ta vazhdojë karrierën në Angli.

Për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit, bëhet e ditur se Unitedi ka ofruar 50 milionë euro.

Tek Interi janë të gatshëm ta lirojnë reprezentuesin e Holandës, por për kartonin e tij po kërkojnë të paktën 60 milionë euro. Dumfries po shihet si përforcim ideal për trajnerin e Unitedit, Erik ten Hag, i cili po insiston në transferimin e tij. 26-vjeçari është në sezonin e tij të dytë me Interin, ku ka realizuar dy gola dhe ka bërë tri asistime. Ai me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2025.