UP sërish e refuzon shkencëtaren Bytyqi, ajo ngrit dyshime për falsifikime dhe shkelje ligjore

Shkencëtarja dhe kardiologia Dr. Ibadete Bytyqi sërish është refuzuar nga Universiteti i Prishtinës, konkretisht Fakulteti i Mjekësisë në konkursin për profesorë.

Bytyqi ka dal me një reagim publik ku ka ngritur dyshime për falsifikime dhe shkelje ligjore të komisionit recenzues, pasi ky i fundit ka rekomanduar një kundërkandidate të Bytyqit, shkruan Gazeta Shneta.

Bytyqi ka publikuar profilin e saj në “Google Scholar” ku H Indexi i saj është 17. Ajo thotë se H Indexi i kundërkandidates dhe anëtarëve të komisionit bashkë është më i ulët sesa i saj.

Bytyqi po pretendon se është bërë falsifikim me numër të publikimeve, prezantimeve, librave dhe përvojës së punës. Kardiologia ka thënë se ishte paralajmëruar në mënyrë institucionale se kjo pozitë ishte përcaktuar për dikë tjetër, por ka deklaruar se nuk do të ndalet derisa të fitoj të drejtën e saj.

Bytyqi është doktoreshë e Shkencave Mjekësore, kardiologe në QKUK, anëtare e shumë Shoqatave Kardiologjike Ndërkombëtare, me gjithsej 8 mirënjohje në nivel kombëtar dhe internacional për arritje profesionale shkencore. Po ashtu, ka katër libra të botuar, tre udhërrëfyes vendorë dhe një ndërkombëtar dhe 44 punime shkencore dhe 17 punime si autore e parë. Në konferenca shkencore ndërkombëtare është paraqitur me 72 abstrakte prej 42 si autore e parë. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e kishte nderuar doktoreshën e shkencave mjekësore, Ibadete Bytyqin me titullin “Shkencëtar të vitit” për vitin 2021.

Reagimi i saj i plotë:

Turpi nuk paska kufinj….

UP-ja, do duhej të ishte Tempulli i Dijës – Jo Senati i “Elitës Aristokrate”

Pa kalkuluar në detaje të arriturat shkencore, vetëm një krahasim i shkurtër në google scholar (H Indexi me i lartë së i Komisionit Recensues së bashku më kandidatën e përzgjedhur. Linqet bashkëngjitur)!

Edhe përkundër dallimeve të prakahasueshme në shkencë, turpi i radhës nga Fakulteti i Mjekesisë është edhe me i madh kur vërehën falsifikime dhe shkelje të mëdha ligjore e të cilat behën qëllimisht nga anëtaret e komisionit, si:

  1. Fallsifikim i numrit të publikimeve, prezantimeve, librave, përvojës së punës dhe të arriturave tjera….!!!;
  2. Përzgjedhje e kandidatës e cila nuk është adekuate për ligjerimin e lëndes përkatese!!! Nuk di që dikund në botë, specialisti i lendëve kirugjike përzgjedhet për të ligjeruar mekanizmat shkencore të semundjeve internistike…!!!;
  3. Mbyllja e syve të Komisionit Recensues duke shkelur qëllimisht nenin 10 te rregullores 27/04/2022 (Nr. Prot. 886), si dhe më tepër duke u munduar të kurdisin qëllimet e tyre për të përshtatur kërkesat për përzgjedhje të kanidates së paracaktuar. Nëna e kandidatës (siç duket me rekomnadim të komisionit), per t’ju shmangur konfliktit të interesit, bënë kerkesë për terheqje (Nr. Prot. 6128) të pjesshme, dhe kjo bëhet pikerisht më date 30.06.2023, përkatesisht pas mbylljes se konkursit të aplikimit!!!!; dhe
  4. 100% e publikimeve, të publikuara së bashku më gjithë familjen e saj, ku të më njejtat punime janë graduar e gjithë familja më pare në të njëjtin fakultet (50% case reporte).

P.s.: Kam heshtur me dekada duke me privuar nga të drejtat e mia, mirëpo kësaj radhe do ti bejë publike çdo padrejtesi që me kanë shkaktuar ndërvite. Edhe pëkunder kërkesave institucionale që as mos të aplikoj kësaj radhe sepse pozitat e shpallura janë paracaktuara, unë qëllimisht kam aplikuar dhe do të ti mbrojë të drejtat e mia pakufi. Unë do ti bëjë publike të gjitha marrezitë e komisionit gjatë këtij procesi. Turp ju qoftë!!!!

Më tutje unë jam e hapur që të gjitha parregullsitë ti prezantoj para të gjitha mediave të interesuara, si dhe do ti ndjekë të gjitha rrugët e drejtësisë për të shperfaqur turpësitë e komisionit!