Është transmetuar saktësisht nga Ebu Hurejra r.a se ka thënë:
“Kam parë veten duke u rrëzuar ndërmjet minberit të të Dërguarit a.s. dhe dhomës së Aishes… dhe njerëzit thoshin: ‘Është çmendur!’, por unë nuk isha i çmendur – nuk kisha asgjë tjetër përveç URISË!”
O ju Ummeti i Muhamedit, uria të heq mendjen! Uria dobëson fuqitë!
Populli i Gazës, fëmijët e saj, jo vetëm një javë apo muaj, por gati dy vite po vuajnë nga URIA ekstreme, sidomos këto ditët e fundit. Kjo uria duket se është edhe më e rëndë se vdekja e atyre që u vranë dhe shkuan andej!
Nuk është e lejueshme që një ummet me një fe, një kibël, një libër dhe një Pejgamber të shohë vëllezërit, motrat dhe fëmijët e tij duke rënë nga uria!
O Zot, na fal dhe na mundëso që së paku një pikë ujë t’u ofrojmë fëmijëve tanë në Gaza!
Hoxhë Husamedin Abazi