Ballina Artikuj Me këtë mendësi, më mirë mos u marto fare!

Me këtë mendësi, më mirë mos u marto fare!

Hapa një diskutim me studentët e mi në universitet rreth martesës.
Gjatë bisedës arritëm në një pikë ku disa prej tyre mendonin se martesa është shumë më tepër sesa dasma, unaza dhe fustani i nusërisë, madje se këto janë gjëra të parëndësishme.
Sipas tyre, ka «çështje shumë më të rëndësishme» që duhet të diskutohen kur flasim për një çështje kaq të rëndësishme si martesa.
U gëzova shumë dhe thashë me vete:
Sa bukur!. Pastaj i pyeta:
Mirë, si për shembull?
Atëherë studentët, vajza dhe djem, nisën të debatonin për çështje të tilla:
* A duhet gruaja të gatuajë apo jo?!
* A është burri i detyruar t’i mbulojë shpenzimet e mjekimit të gruas apo jo?!
E kështu me radhë!
Pastaj u thanë disa fjali nga vajzat dhe djemtë, të cilat të gjitha fillonin me të njëjtën hyrje:
* Burri, për mua, nuk ka të drejtë të kërkojë më shumë se kaq!
* Gruaja, për mua, nuk ka të drejtë të kërkojë më shumë se kaq!
Pra, kemi përballë një brez i cili është i zhytur në dy kultura ndër më të shëmtuarat që mund të ekzistojnë mes dy bashkëshortëve: me i nejt mbi krye njëri-tjetrit dhe koprraci në dhënie.
Që në fillim të martesës:
Secili mendon:
Cilat janë të drejtat e mia?
Do t’i marr ato me çdo kusht!.
Ky është njeriu qe i rrin mbi krye partnerit, gjithmonë i gatshëm për t’u vërsulur.
Secili sillet me tjetrin sikur të mbante në dorë një fletore llogarish dhe një laps, duke menduar:
Kaq është maksimumi që mund të pres prej tij/saj. Ky është njeriu që e kursen edhe atë që duhet ta japë.
Çdo dy njerëz që duan të martohen, duhen ta dinë që në fillim se nuk mund të sillen me njëri-tjetrin si tregtarët e pazarit, duke llogaritur çdo gjë se kush sa dha dhe kush sa mori.
Për sa kohë që themeli i martesës është një dëshirë e sinqertë dhe e thellë e të dyja palëve që secili të jetë martuar me tjetrin për ta bërë atë të lumtur dhe për të gjetur lumturinë pranë tij; si dhe që secili të japë maksimumin e asaj që ka, në mënyrë që kjo familje të ketë sukses; atëherë familja do të ketë sukses dhe do të vazhdojë të jetë e suksesshme.

Dr. Hiba Ali

Hoxhë Halil Avdulli