Uria e Madhe në Irlandë dhe ndihma Osmane

Në një kohë kur Irlanda po duronte humbjen e tmerrshme të një milion të vdekurve dhe eksodin masiv të një milion të tjerëve gjatë Urisë së Madhe (1845-1852), historia thotë se Sulltani Osman, Halifeja Abdulmexhidi – I, deklaroi synimin e tij për të dërguar 10.000 sterling në ndihmë për Fermerët e Irlandës.

Sidoqoftë, Mbretëresha Viktoria ndërhyri dhe kërkoi që Sulltani të dërgonte vetëm 1.000 sterling sepse ajo kishte dërguar 2,000.

Kështu Sulltani dërgoi vetëm 1.000 sterling, por ai gjithashtu dërgoi fshehurazi pesë anije plot ushqim. Gjykatat angleze u përpoqën të bllokonin anijet, por ushqimi mbërriti në portin e Drogheda dhe u la atje nga marinarët osmanë.

Ato 10.000 sterling që Sulltani u premtoi irlandezëve do të kishin vlerën afërsisht 800.000 paund (1.7 milion dollarë) sot.

Nga ajo kohë irlandezët kujtojnë me mirënjohjeje ndihmën Osmane me aktivitete kulturore të ndryshme si dhe klubi futbollistik i famshëm në vend Drogheda United F.C mban nofkën The Turks (Turqit) dhe mban flamurin Osman si logo. /mesazhi