Uritem, Atë e kujtoj; Ngopem, Atë e falënderoj.

– “O Muhamed, Zoti yt kërkon të dijë nëse do të jesh një pejgamber-mbret apo pejgamber – rob?

– Pejgamberi (paqja qoftë me të) u përgjigj:
Dua të jem pejgamber rob, uritem një ditë e të kujtoj Ty o Zot, ngopem ditën tjetër e Ty të falënderoj!” ️

 

 

Thotë Muhamedi a.s.: ”Kushdo që zgjohet në mëngjes i sigurt në vendin e tij, i shëndetshëm në trupin e tij, ka të sigurtë bukën e gojës (për të dhe familjen), do të jetë sikur ka në posedim të gjitha të mirat e botës”

Ekziston një sëmundje e heshtur …

Ajo ka të bëjë me situatën kur njëriu një kohë të gjatë adaptohet me mirësitë e Zotit, dhe për rrjedhojë nuk i vlerëson, nuk i ndjen, nuk i shijon, nuk kënaqët me bukurit dhe mirësitë që Zoti i ka dhënë, për pasojë nuk është falënderues ndaj Zotit, dhe nuk i përdorë ato dhunti si duhet!
1. Të jeni falënderues ndaj Zotit dhe t’i ndjeni mirësitë e Tij, është mirësi në vetvete për të cilën duhet prap falënderim!
2. Të hyni në shtëpinë tuaj e të gjeni gjithë familjen mirë, është nga mirësitë më të mëdha të jetës.
3. Të shkoni në treg dhe të vendosni gjithçka që dëshironi në karrocë, e të mund t’i paguani është mirësi, që nuk duhet harruar!
4. Të zgjoheni çdo ditë të sigurt, me shëndet dhe ushqim ditor është mirësi, të cilën shumë njerëz e ëndrrojnë.

Me të drejt thuhet: shëndeti është kurorë në kokën e të shëndetshmeve, të cilën e shohim vetëm njerëzit e privuar nga shëndeti.

Jeta ka dy qëllime: Të realizosh atë që don dhe të shijosh atë që ke realizuar, të parën e bëjnë shumë njerëz, ndërkohë të dytën dijnë t’a bëjnë vetëm ata që janë të urtë dhe për organizimin e jetës marrin mësimet hyjnore.

Fragmente nga video ligjerata me të njëjtin emër nga Hoxhë Halil Avdulli