Ushtria izraelite arreston dy deputetë palestinezë

Ushtria izraelite sot herët në mëngjes në Bregun Perëndimor të pushtuar ka arrestuar tre persona, dy prej të cilëve janë deputetë palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Dëshmitarët okularë për AA theksuan se forcat izraelite kryen bastisje në qytetin Nablus dhe në shtëpitë e tyre arrestuan deputetin Yasser Mansour dhe Mostafa al-Shenara, një nga liderët e Hamasit.

Po ashtu, dëshmitarët në Hebron deklaruan se forcat izraelite kryen bastisje në shtëpinë e deputetit palestinez Ismail al-Tala të cilën e morën në paraburgim.

Ushtria izraelite të premten në mengjes bëri të ditur se gjatë mbrëmjes në mbarë Bregun Perëndimor janë arrestuar 40 palestinezë, mes të cilëve edhe 37 anëtarë të Hamasit. Theksohet se janë arrestuar nën dyshimin se kanë marrë pjesë në sulme terroriste.

Izraeli zakonisht arreston palestinezë për të cilët pohon se kërkohen nga organet e sigurisë.

Sipas të dhënave palestineze, në burgjet izraelite ndodhen rreth 6.000 palestinezë, mes të cilëve ka edhe fëmijë dhe gra.