Ushtria izraelite vazhdon të shkatërrojë tokën bujqësore pranë Jeninit

Buldozerët izraelitë kanë vazhduar për të dytën ditë radhazi të sheshojnë tokë bujqësore në fshatin Raba, në lindje të Jeninit, në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas zyrtarëve lokalë, të cituar nga agjencia Wafa, qëllimi i punimeve është ndërtimi i një rruge ushtarake pranë zonës Jabar al-Masalma, në periferi të fshatit.

Autoritetet izraelite kishin lëshuar më herët urdhra për konfiskimin e tokave palestineze përreth Rabës, një fshat që shtrihet në një sipërfaqe prej 2,700 hektarësh dhe është shtëpi për rreth 5,000 banorë.

Wafa raportoi gjithashtu se ushtarët izraelitë kanë bastisur qytetin Turmus Aya, në verilindje të Ramallahut, si dhe kanë mbyllur daljen e vetme nga qyteti Tuqu, në juglindje të Betlehemit. /mesazhi