Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ushtria siriane merr kontrollin e dy fshatrave të tjerë në rrethinat e...

Ushtria siriane merr kontrollin e dy fshatrave të tjerë në rrethinat e Rakas

Forcat e Ushtrisë Siriane kanë marrë kontrollin e dy fshatrave të tjerë në juglindje të qytetit të Rakas, në veri të Sirisë, sipas raportimeve të Al Jazeera Arabic.

Bëhet fjalë për fshatrat al-Akirshi dhe Ratla, ndërsa burimet bëjnë të ditur se ushtria po zgjeron kontrollin edhe mbi zonën al-Sabkha në rrethinat e Rakas.

Zhvillimet e fundit tregojnë për një shtrirje të mëtejshme të pranisë së ushtrisë siriane në këtë rajon, ndërsa situata në terren mbetet në zhvillim. /mesazhi