“Vala” me njoftim të rëndësishëm për konsumatorët pas problemeve të shumta teknike

Operatori telefonik, Vala ka njoftuar konsumtaorët se janë rregulluar problemet teknike.

Pas disa ditë problemesh, Vala ka njoftuar se sistemi operativ është funksional, dhe se konsumatorët mund të komunikojnë pa pengesa.

Ky është njoftimi i tyre:

Ju njoftojmë se problemet teknike në sistemin operativ të VALA-s janë eliminuar. Sistemi operativ është plotësisht funksional dhe të gjithë konsumatorët tanë mund të komunikojnë pa pengesa. Telekomi i Kosovës ju kërkon falje dhe mirëkuptim si dhe ju falënderon për durimin tuaj”, thuhet në njoftimin e tyre.