Valët gravitacionale, provohet teoria e Einstein

Zbulimi i rëndësishëm, dritare e re në studimin e universit që nga krijimi i galaktikave

Evidentohen për herë të parë gjurmë të valëve gravitacionale me frekuencë të ulët nga Universi. Ekzistenca e këtyre valëve, ishte ngritur edhe nga Albert Einstein me një teori, por që deri më sot nuk ishte provuar një fenomen i tillë.

Sipas astronomëve valët gravitacionale udhëtojnë me shpejtësinë e dritës dhe pa asnjë pengesë. Shkak i krijimit të valëve me frekuencë të ulët është përplasja dhe shkrirja e 2 vrimave të zeza, në përmasa gjigande, miliarda herë më të mëdha se dielli ose mund të jetë prodhuar edhe vetë Bing ang, ose shpërthimi i madh, nga ku u krijuar universi.

Gjithashtu shenjë dalluese në rastin e valëve gravitacionale me frekuencë të ulët është lëvizja e tyre e vazhdueshme që krijon një zhurmë të mbytur në sfond të kozmosit.

Për të arritur në këtë konkluzion, të gjithë radioteleskopët e Tokës janë drejtuar për një vrojtim dhe regjistrim unik kundrejt 115 pulsar në galaktikën tonë Rruga e Qumështit.

Zbulimi është mjaft i rëndësishëm dhe konsiderohet si një dritare e re në studimin e Universit, që nga zanafilla e Big Bang dhe krijimi i galaktikave.