Valon Bytyqi kthehet te Liria

Liria ka transferuar mbrojtësin, Valon Bytyqi.

Skuadra e Lirisë ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit, Valon Bytyqi

Pas shumë largimeve, klubi futbollistik Liria ka transferuar mbrojtësin, Valon Bytyqi.

Mbrojtësi anësor, ishte protagonisti kryesor në golat e skuadrës së Ballkanit në sezonin e kaluar, mirëpo rrugëtimin në Superligë do ta nisë me një klub tjetër.

Lajmin e ka dhenë skuadra e Lirisë përmes faqes zyrtare në Facebook.

“Valon rikthehet në shtëpinë e madhe”, shkruhet në postim, ku shihet lojtari me fanellën e ekipit të ri.