Valon Murati “godet” skenën politike për bisedimet me Serbinë

Lideri i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka reaguar pas diskutimeve të fundit se kush do t’i udhëheqë bisedimet me Serbinë.

Murati i ka quajtur manipulantë ata që sipas tij, në vend se të diskutohet për platformën e bisedimeve me Serbinë, nga e cila varet e ardhmja e vendit dhe e jona, me javë e muaj diskutohet kush do t’i udhëheq bisedimet.

“Ka kohë që opinionit publik, qoftë nga politikanët, qoftë nga mediat, i servohen dhe imponohen jo pa qëllim tema triviale. Paramendojeni, në vend se të diskutohet për platformën e bisedimeve me Serbinë, nga e cila varet e ardhmja e vendit dhe e jona, me javë e muaj diskutohet kush do t’i udhëheq bisedimet.

Manipulantët në këtë shoqëri kanë vendosur formën në krye të vlerave shoqërore dhe e kanë zhvendosur përmbajtjen në margjina të shoqërisë” shkruan Murati në Facebook./Indeksonline/