Valverde: Neymar është i lumtur

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka theksuar se Neymar është ‘i lumtur’ në klub në mes të raporteve që ai ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për katalunasit.

Përpara ndeshjes mes Barcelonës dhe Manchester Unitedit pati spekulime të mëdha se mund të ishte paraqitja e fundit e yllit brazilian për Blaugranët përpara një lëvizje të mundshme prej 222 milionë eurosh në Paris Saint-Germain.

Sidoqoftë, ylli i ish-Santosit, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes pritet të qëndroj në Camp Nou, pasi trajneri Valverde mendon se është i lumtur.

“Neymar ishte shumë i lumtur … duke folur me disa miq nga Manchester”, deklaroi Valverde pas fitores 1-0 ndaj Djajve të Kuq.

“Ai është këtu me ne, ai është mirë”, përfundoi trajneri spanjoll.