Varianti i ri i COVID-19 zbulohet edhe në Kinë

Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi se varianti i ri i koronavirusit (COVID-19) i cili u shfaq në Britani dhe përhapet më shpejt është zbuluar edhe në Shangai, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pacientja 23-vjeçare është rasti i parë i zbuluar në Kinë me këtë mutacion të virusit.

Autoritetet njoftuan se pacientja e infektuar me virusin u kthye nga Britania më 14 dhjetor dhe se është kryer hetim për të identifikuar njerëzit me të cilët ajo ka kontaktuar.

Varianti më i transmetueshëm i COVID-19 i shfaqur në Britani është zbuluar në të paktën 18 vende të tjera deri më tani.

Shumë vende, përfshirë Kinën dhe Turqinë, kanë pezulluar udhëtimet me Britaninë.

Deri më tani, në Kinë janë diagnostikuar 87.052 raste me COVID-19, ndërsa 4.634 persona kanë humbur jetën.