Ligat e mëdha evropiane vazhdojnë me ndeshjet e tyre.
Ndeshja hapëse e ditës së sotme është ajo në mes West Ham United dhe Chelsea, transmeton lajmi.net.
‘Blutë’ e Londrës janë në një situatë të vështirë pasi po ngecin me rezultate.
Ata sot luajnë për pikët e plota kundër West Ham, me fillim nga ora 13:30.
Arsenali gjithashtu luan sot. ‘Topçinjtë’ presin në ‘Emirates’ Brentfordin nga ora 16:00.
Tottenham zhvillon ndeshjen e radhës, ata përballen me Leicester City në orën 16:00.
Në Serie A Roma luan në udhëtim drejt Lecce.
Ndërsa, në Bundesliga Bayern Munich pret në shtëpi Bochum.
Derbi i kësaj xhiroje në Ligue 1 zhvillohet në ‘Stade Louis’, ku Monaco është nikoqir i kampionit të Francës, Paris Saint Germain me fillim nga ora 17:00./








