Vazhdojnë përleshjet në Afganistan, 68 të vdekur

Së paku 68 persona kanë humbur jetën në përleshjet e sotme në veri të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Deri te përleshjet e armatosura mes ushtrisë afgane dhe militantëve talebanë në veri të Afganistanit erdhi sot, kur në Moskë të Rusisë kanë filluar negociatat për paqe mes delegacionit të talebanëve dhe ish-zyrtarëve afganë që nuk kanë lidhje me qeverinë aktuale në Kabul. 

Nënkryetari i asamblesë së provincës Kunduz, Safiullah Amiri, për AA tha se militantët talebanë mbrëmjen e kaluar morën kontrollin mbi një varg post-blloqesh kontrolluese që në këtë rajon mbanin forcat afgane të sigurisë. 

Amiri tha se së paku 36 ushtarë afganë kanë humbur jetën në përleshjet gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa edhe 22 talebanë. 

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit pohon se ushtria ka refuzuar sulmet e militantëve talebanë në Kunduz, më saktë në vendet Khwaja Pak dhe Taloka. 

Në të njëjtën kohë, po zgjasin edhe konflikte të armatosura në provincën Baghlan ku militantët talebanë vranë të paktën dhjetëra ushtarë afganë.