Vdes në aksident ish-kampioni botëror Nicholas Bett

Ish-kampioni botëror në disiplinën 400 metra me pengesa, Nicholas Bett, ka humbur jetën të mërkurën në një aksident trafiku, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai po kthehej në shtëpi nga Kampionati Afrikan në Atletikë që u mbajt në Nigeri, duke pësuar fatalisht në një aksident trafiku në Nandi të Kenias.

Lajmin e ka konfirmuar komandanti i policisë në Nandi, Patrick Wambani, dhe pjesëtarë të ngushtë të familjes së tij, duke thënë se automjeti me të cilin udhëtonte doli nga rruga.

Zona e aksidentit, është e njohur për mjegulla të dendura të mëngjesit nga shkaku i motit të ftohtë që mban në Kenia në këtë periudhë të vitit, ndonëse Wambani nuk konfirmoi se kjo të ketë qenë shkaku iu aksidentit.

Në kampionatin Botëror që u mbajt në Pekin në vitin 2015, Bett fitoi medaljen e artë në 400 metra me pengesa, me çka u bë keniani i parë të ketë fituar medalje të artë në distancë më të shkurtër se 800 metra.