Vdes personi i tretë nga aksidenti në Podujevë

Ka ndërruar jetë personi i tretë nga aksidenti që ndodhi natën e vitit të ri në Penuhë të Podujevës. Një person ka ndërruar jetë në QKUK, si pasojë e aksidentit që kishte ndodhur natën e viti të ri, në Penuhë të Podujevës. “Lidhur me rastin e raportuar me datën e larte shënuar me përfshirjen në aksident trafiku të tri automjeteve, me tabela vendore dhe me vozitës meshkuj K/Shqiptar, lëndime të rënda trupore ka pësuar njëri nga vozitësit i cili pas aksidentit është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-ë. Sot me datë,19.01.2019,ora 19:20,viktima (vozitësi) mashkull K/Shqiptar, ka ndërruar jetë. Me vendimin e prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML”, njofton PK, përcjell lajmi.net. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, ku në vendin e ngjarjes kishte vdekur një grua dhe ishin lënduar shtatë persona. Në mesin e të lënduarve që ishin duke marrë tretman mjekësor, më 15 janar ka vdekur një vajzë