Vdes polici i plagosur në Istog

Polici i plagosur në Istog ka vdekur para pak çastesh.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

“Mund të iu konfirmojë se një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka pësuar nga ky rast”, ka thënë ai.

Ndërkaq më herët, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani tha për lajmi.net se dyshohet që ka pasur një shkëmbim zjarri mes Policisë dhe grabitësve ndërkaq që njëri prej tyre ka mbetur i vrarë.