Vdiq gruaja që u plagos mbrëmë në Prishtinë

Ka vdekur një 48-vjeçare Z.G. që u plagos të martën në mbrëmje në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Policia ka thënë se 48-vjeçarja nuk ishte e pjesë e palëve të përfshira në rast, por në momentin e të shtënave “ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj”.

Në plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë, vdiq edhe E.H. 30 vjeç.

Për rastin, Policia ka njoftuar se është në kërkim të dy të dyshuarve.