Vedat Muriqi asistues në barazimin e Mallorcas ndaj Valencias

Mallorca dhe Valencia kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në La Liga.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Son Moix” përfundoi me rezultatin 1:1.

Vedat Muriqi kompletoi një tjetër 90 minutësh, teksa sonte kontribuoi me asistim.

Sulmuesi kosovar asistoi te goli i shënuar nga Daniel Rodriguez (5′). Për prizrenasin ishte ky asistimi i dytë në elitën e futbollit spanjoll, krahas katër golave.

Diego Lopez (45+3′) shënoi golin e barazimit për “Lakuriqët”.

Mallorca tani ka tetë pikë dhe renditet në pozitën e 13-të në tabelë.

Valenica është e nënta me 11 pikë.