Vendi me shumicë muslimane që po ndalon mjekrrat

Qeveria e Kasakistanit ka bërë disa “hapa” në përpjekje për të zbehur imazhin fetar të vendit, duke i ndaluar disa paraqitje të muslimanëve vendas.

Mjekrra dhe pantallonat e shkurtër janë në shënjestër të qeverisë vendëse e cila po vuan nga ekonomia e dobët dhe papunësia.

Një nismë të tillë e ka marrë vendi në bashkëpunim me institucionet fetare të vendit, të cilët mjekrën e kanë lidhur me të ashtuquajtura “lëvizje destruktive kundër fesë”.

Ndërkohë njoftimet në administratë publike dhe institucione kanë ardhur tashmë, pritet të njoftohet se sa “milimetra” mjekër guxojnë të mbajnë burrat. /MESAZHI/