Ballina Lajmet Kosovë Vendimi për biletën vjetore të udhëtimit në Prishtinë

Vendimi për biletën vjetore të udhëtimit në Prishtinë

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka miratuar vendimin për caktimin e çmimit preferencial të biletës vjetore të udhëtimit.

Çmimi preferencial i biletës vjetore të udhëtimit përfshinë:

Korporatat dhe institucionet me mbi 50 punonjës;
Të gjitha ndërmarrjet publike lokale të Kryeqytetit;
Çmimi preferencial: 120 euro në vit për person;
Përdorim i pakufizuar në të gjitha linjat urbane.
Në njoftim është bërë e ditur se vendimi hyn në fuqi menjëherë.

“Ky vendim ka për qëllim të lehtësojë qasjen në transportin publik dhe të përmirësojë lëvizshmërinë në kryeqytet”.