Vendoset masa e arrestit shtëpiak për Sali Berishën

Kryetari i grupimit të Rithemelimit, Sali Berisha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK-ut dhe ka vendosur ta lërë në arrest shtëpie ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Kjo masë arresti do të shoqërohet me mbikëqyrje policore dhe pengim të komunikimit me persona të tjerë.

“Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: Rruga “Mustafa Matohiti”, Ndërtesa 36, Hyrja l, Nd. 036, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”, thuhet në një nga pikat e vendimit

Berisha akuzohet për korrupsion. Ai akuzohet se ka abuzuar postin si kryeministër me miratime të akteve nënligjore, nga të cilat përfitoi dhëndri i tij, përmes privatizimit të pronës shtetërore.