✍️- Malik ibn Dinar (Zoti e mëshiroftë) tha: “Një ditë hyra në Basra dhe i gjeta njerëzit e mbledhur në Xhaminë e Madhe, duke iu lutur Zotit.
Pyeta: ‘Çfarë po ndodh?’ Ata u përgjigjën: ‘Qielli e ka ndaluar shiun (kohë të gjatë nuk ka ra shi) dhe lumenjtë janë tharë. Po i lutemi Zotit të na dërgojë shi.’ U bashkova me ta dhe filluam të lutemi nga mesi i ditës deri në mbrëmje, por asnjë pikë nuk ra.
🌴- U larguam dhe lutjet tona nuk u përgjigjën. Pastaj secili prej tyre shkoi në shtëpi, dhe unë mbeta në xhami, sepse nuk kisha ku të shkoj. Më vonë në Xhami hyri një burrë me ngjyrë, i veshur me rroba të vjetra, vetëm me dy çarshafë, njëra që i mbulonte pjesët intime dhe tjetra e varur mbi shpatull për shkak të varfërisë së tij ekstreme.
Ai burri i varfër, fali dy rekate të shkurtra, pastaj shikoi djathtas dhe majtas për të parë nëse kishte ndonjë njeri brenda, por nuk më pa.
Ai ngriti duart drejt kibles dhe tha: ‘Zoti im, Zoti im, Zoti im, Ti e ke ndaluar shiun nga toka Jote për të disiplinuar robërit e Tu. Të lutem Ty, o Ti, që krijesa yte nuk di asgjë për Ty përveçse bujari, t’u dërgosh shi pikërisht në këtë orë, tani në këtë orë!’”
🌴- Maliku tha: Sapo i uli duart, qielli u errësua dhe retë u mblodhën nga çdo drejtim, duke derdhur shi si gryka e shtambes së ujit!
Maliku tha: U mahnita nga burri. Pastaj ai doli nga xhamia dhe unë e përcjillja dhe e ndoqa prapa. Ai eci derisa hyri në një shtëpi dhe unë nuk gjeta asgjë për ta shënuar derën ku hyri, përveç pak balte nga toka, kështu që mora pak dhe bëra një shenjë në derë.
Kur lindi dielli, ndoqa shtigjet derisa arrita te dera. Ishte shtëpia e një burri që shiste skllevër. I thashë: “Dua të blej një skllav prej teje!” Ai mi tregoi disa skllevër të gjatë, të shkurtër dhe të pashëm.
Unë thashë: “Jo, jo, a ke ndonjë tjetër përveç këtyre?” Ai u përgjigj: “Nuk kam të tjerë për shitje!” Maliku tha: Ndërsa po dilja nga shtëpia, pasi kisha humbur shpresën, pashë një kasolle druri pranë derës. Pyeta: “A ka ndonjë në këtë kasolle?” Ai u përgjigj: “Ai që është aty nuk është i mirë. Ti do të blesh një skllav, dhe ai që është në këtë kasolle nuk është i fortë, jo i mirë.”
Unë thashë: “A banë ta shoh!” Ai e nxori jashtë tek unë dhe kur e pashë, e njoha. Ishte i njëjti burrë që ishte lutur në xhami natën e kaluar ku nga duaja e tij ra shij.
🌴- E pyeta shitësin: “A mundem ta blej?” Ai u përgjigj: “Mund të thuash se u mashtrova, sepse ky skllav është i padobishëm.” Unë këmbëngula ta blija, kështu që ai e uli çmimin dhe ma dha mua me çmim të lirë.
Kur u vendosa në shtëpinë time, skllavi ngriti kokën drejt meje dhe tha: “Zotëri im, pse më bleve? Nëse doje forcë, ka nga ata më të fortë se unë. Nëse doje prestigj, ka nga ata më të pashëm se unë. Pse më bleve?”
Unë thashë: “Dje, njerëzit ishin në xhami dhe e gjithë Basra iu lut Zotit nga mesi i ditës deri në mbrëmje, por lutjet e tyre mbetën pa përgjigje. Por sapo hyre, ngrite duart drejt qiellit dhe iu lute Zotit, Ai tu përgjigj dhe ta plotësoi (lutjen) dëshirën!”
🌴- Skllavi tha: “Ndoshta ishte dikush tjetër? Si e di ti? Ndoshta ishte një njeri tjetër.” Unë thashë: “Jo, ishe ti.”
Skllavi pyeti: “A më njohe?” Unë i thashë: “Po.” Maliku tha: “Për Zotin, ai as nuk më shikoi pas kësaj, derisa ai ra në sexhde. Ai qëndroi në sexhde për një kohë të gjatë, kështu që i’u afrova dhe u përkula mbi të dhe e dëgjova të thoshte: ‘O (Zot) Ruajtësi i Sekretit, sekreti është zbuluar – nuk mund ta duroj të jetoj tani që është i njohur.'”
👉- Pastaj shpirti i tij u largua (ai vdiq në sexhde) te Krijuesi i tij. Çfarë sekreti mbajti ai që e solli shiun dhe çfarë sekreti mbajmë ne që nuk sjellim shi. Në çfarë shkalle sinqeriteti arriti ai dhe si është sinqeriteti ynë?!
Prof. ass. dr. Musa Vila








