Veprim skandaloz i lojtarit serb në ndeshjen Ajax-Feyenoord, tallet me turkun që bëri iftar në fushë

Kapiteni i Ajaxit, Dushan Dadiç ka bërë një gjest skandazol gjatë ndeshjes së mbrëmshme kundër Feyenoordit.

Futbollisti serb, bëri gjeste tallëse ndaj një lojtarit turk të Feynordit i cili ishte me agjërim dhe çeli iftarin pas gjysmë ore lojë. Momenti u fokusua edhe nga kamerat, ndërsa videoja ka bërë xhiron e rrjetit, ku Tadiç është kritikuar nga të gjithë komentuesit.

Kujtojmë se Tadiçishte ndër të vetmit futbollistë të cilët nuk shprehën ngushëllimet për viktimat e tërmetit tragjik të ndodhur në Turqi ku humbën jetën më shumë se 55 mijë persona.