Versioni i ri i Chrome përmirëson shkarkimet në desktop dhe kërkimet në mobile

Chrome në mobile ka një uebfaqe e cila tregon një kategori të quajtur “Trending Searches” dhe ndërsa shkruani, ndryshe nga 6 në të kaluarën, tashmë shfaqen 10 rekomandime.

Nganjëherë një rinovim është më tepër sesa dy tre elementë vizualë, e disa të tjera ndryshojnë plotësisht eksperiencën e përdoruesit.

Me përditësimin e ri në shfletuesin Chrome, Google ka zgjedhur rrugën e dytë duke prezantuar disa risi për Chrome në mobile dhe desktop të cilat përqendrohen tek integrimi dhe efikasiteti.

Funksionalitetet e reja mobile kanë në fokus përmirësimin e procesit të kërkimit ndërsa në desktop është rimodeluar mënyra sesi shkarkojmë dhe aksesojmë të dhënat në ueb.

Chrome në mobile ka një uebfaqe e cila tregon një kategori të quajtur “Trending Searches” dhe ndërsa shkruani, ndryshe nga 6 në të kaluarën, tashmë shfaqen 10 rekomandime.

Nëse keni hapur një uebsajt dhe klikoni URL në krye, disa kërkime të ngjashme do të shfaqen në një kategori quajtur “Të ngjashme me këtë faqe.”

Gjithashtu mund të përzgjidhni një fjalë në një artikull dhe të përdorin “Touch to Search” për të parë tematika të tjera që doni të eksploroni. “Touch to Search” është funksion që ofrohet ekskluzivisht në Android.

Sa i takon Chrome për desktop, ka ardhur koha ti jepni lamtumirën shiriti të shkarkimit që shfaqet në fund të ekranit. Shkarkimet tani e tutje do të shfaqen në cepin e djathtë lartë të shfletuesit ngjitur me imazhin e llogarisë.

Kur shkarkoni diçka, një rreth do të shfaqet mbi ikonën duke u shndërruar në ngjyrë blu kur përfundon shkarkimin. Mund të klikoni butonin për të parë çdo gjë të shkarkuar në 24 orët e fundit, të hapni një direktori specifike, të riprovoni, ndërprisni dhe rinisni një shkarkim.