Veseli mirëpret vendimin e kushtetueses për “Trepçën”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me Ligjin për Trepcën.

“E mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese, me të cilin konfirmohet pajtueshmëria e Ligjit për Trepçën me Kushtetutën. Urime minatorëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. K.V.”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se ka hedhur poshtë kërkesën e Listës Serbe për Ligjin për Trepçën.

Në vendimin e Gjykatës, thuhet se parashtruesit e kërkesës nuk kanë dëshmuar pretendimin e tyre në baza kushtetuese dhe nuk kanë paraqitur prova që tregojnë se si dhe perse Ligji i kontestuar për Treprçën ka shkelur Kushtetutën, qoftë në procedurë, qoftë në përmbajtje.