Veseli shprehet i bindur se Demarkacioni kalon nesër

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se shënimi i vijës kufitare me Malin e Zi dhe liberalizimi i vizave duhet të ndodh.

Veseli ka shprehur besimin se do të ketë reflektim edhe nga deputetë të tjerë, pasi sipas tij ratifikimi kësaj marrëveshje është në interes të qytetarëve.

“Jam i bindur se do të kalojë. Pres reflektimin edhe të kolegëve të tjerë, edhe ashtu e kena vonu. 80 vota janë substanciale për kalimin e kësaj marrëveshje, besoj se do të ketë reflektim”, ka thënë Veseli.